Shqiptari i cili përfaqësoi Zvicrën në Festivalin Evropian të Këngës “Eurovision”, Gjon Muharremaj, ka treguar preferencat e tij për këngëtarët shqiptarë të cilët duhet të marrin pjesë në këtë festival.
I ftuar në “Soiree”, ku tha se kënga e Italisë – e cila doli fituese e sivjetme – nuk ishte e preferuara e tij, por ajo e Ukrainës, Gjoni përmendi dy këngëtarë shqiptare të cilat duhet ta përfaqsojnë Shqipërinë në garat e ardhshme.
Fituesi i vendit të tretë këtë vit në ‘Eurovision’ përmendi emrin e Kidës, si një nga preferencat e tij.
“Aurela Gaçe e përfaqëson shumë mirë Shqipërinë. Ndërsa tek këta të rinjtë më pëlqen shumë Kida, kështu që pse jo ta përfaqësojë ajo Shqipërinë në Eurovizion”, është shprehur ai. /Insajderi.com