Gjykata e Kukësit cakton dorëzani prej më se 40 mijë euro për Fjolla Morinën

Gjykata e Kukësit cakton dorëzani prej më se 40 mijë euro për Fjolla Morinën

Këngëtarja Fjolla Morina doli sot para trupit gjykues në Gjykatën e Kukësit, ku dyshohet për trafikim armësh, njofton Insajderi.

Pas tre ditësh që u kap në pikën kufitare, ajo do të njihet me masën e sigurisë, e bashkë me të edhe dy burrat që shoqëronin këngëtaren.

Prokuroria e Kukësit ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për këngëtaren, në të kundërt ajo duhet të paguajë një garanci pasurore prej 5 milionë lekësh (40,360 euro).

Për faktin që këngëtarja është shtatzënë, siç u bë dje me dije, organi i akuzës është shprehur se duhet të jetë edhe gjinekologu prezent dhe se nuk mund të vërtetohet shtatzënia me një eko. Kjo ka sjellë edhe shtyrjen e seancës fillimisht për në orën 13:00, e më pas në orën 13:30, raportin Dosja.al, transmeton Insajderi.

Siç u bë e ditur nga ana e policisë shqiptare, këngëtarja ishte duke udhëtuar me veturën e tipit “Audi”, së bashku me F.M dhe F.S., gjatë kontrollit në çantën e dorës i është gjetur dhe sekuestruar një armë “Zoraki” me 23 fishekë luftarakë dhe një pistoletë tip çakmak. /Insajderi.com