
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka lënë të lirë këngëtaren kosovare, Fjolla Morina e cila akuzohej për dy aktakuza.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online SHQIP.com, avokati Fanol Krasniqi ku i njëjti ka thënë se i është ndërprerë paraburgimi, po ashtu edhe ekstradimi i saj.
“I është ndërprerë paraburgimi, e nuk do të ekstradohet në Shqipëri. Është liruar”, tha Krasniqi.
Fjolla përndryshe është e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.
Kjo vjen si pasojë e një arrestimit të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u zu me dy revole në veturën e saj, shoqëruar nga dy bashkëudhëtarë meshkuj./Insajderi.com