Gjykata merr vendim për këngëtarin që u aksidentua duke vozitur në gjendje të dehur

Gjykata merr vendim për këngëtarin që u aksidentua duke vozitur në gjendje të dehur

Gjykata ka marrë vendim për ta lënë në arrest shtëpiak këngëtarin, Aleksandër Gjoka i cili u arrestua nga Policia e Tiranës pasi mbrëmjen e 21 majit kishte shkaktuar aksident trafiku.

Kur policia kishte arritur në vendngjarje, i kishte bërë testin e alkoolit dhe kishte rezultuar i dehur.

Ai po akuzohet për veprën penale “drejtim mjeti në gjendje të dehur”./Insajderi.com