I dashuri i këngëtares Elvana Gjata, Ervin Mata është vetëdorëzuar në polici pas rastit të vrasjes në Bllok në Tiranë.
I vetëdorëzuar pak di" />

Gjykata merr vendimin për të dashurin e Elvana Gjatës lidhur me rastin në bllok

Gjykata merr vendimin për të dashurin e Elvana Gjatës lidhur me rastin në bllok

I dashuri i këngëtares Elvana Gjata, Ervin Mata është vetëdorëzuar në polici pas rastit të vrasjes në Bllok në Tiranë.

I vetëdorëzuar pak ditë më parë në polici dhe i bindur se nuk është i përfshirë në vrasjen e 4 tetorit të vitit të kaluar, këtë të hënë Ervin Mata ka dalë para gjykatës për masën e sigurisë.

Verdikti në seancën e mbajtur për të fejuarin e Elvana Gjatës e ka ka lënë të lirë këtë të fundit nën masën “detyrim paraqitje”, ndërkohë që prokuroria kërkoi që Mata të burgosej. Pas Matës i vetmi që tashmë ka mbetur ende i lirë është ish komandoja Mevjol Bilo, i dyshuari kryesor për vrasjen e Fabjol Gaxhës dhe plagosjen e Ervis Martinajt e Eljo Hatos.

Vetëdorëzimi në polici i Matës

Policia e Shtetit kishte shpallur në kërkim që në muajin tetor të vitit 2018, biznesmenin Ervin Mata për ngjarjen që ndodhi në zonën e “Ish-Bllokut” në Tiranë, ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha dhe u plagosën Eljon Hato dhe Ervis Martinaj.

Mata u vetëdorëzua dhe para hetuesve ka deklaruar se ai nuk ka qëlluar askënd dhe është larguar pasi ka patur frikë për jetën. Mata ka qenë i fshehur në Tiranë dhe ia ka dalë që të mos kapet nga policia.

Si shkak i ngjarjes së rëndë në ish bllok fillimisht u mendua se ishte një ngacmim që grupi i Ervis Martinajt kish bërë ndaj Gjatës, por shumë shpejt hetimet shkuan në përfundimin se kemi të bëjmë me prishje të pazareve të drogës mes palëve, Ervin Matës e Ervis Martinajt.

LIDHJA

Këngëtarja Elvana Gjata ka qenë në një lidhje dashurie me Ervin Matën që prej vitit 2015, por pa e bërë asnjëherë publik këtë fakt.

Në vitin 2017, këngëtarja pranoi në disa intervista për mediat se ishte fejuar me një biznesmen, por pa e zbuluar emrin e tij. Ajo thoshte se ndihej shumë mirë nën shoqërinë e tij dhe se ai i përgjigjej gjithnjë. Megjithatë, këngëtarja ka mbajtur profil të ulët për të fejuarin, duke mos bërë postime publike për të.

Hetimet për ngjarjen vazhdojnë ende, ndërsa nuk është i qartë pozicioni i këngëtares në grindjen mes dy grupeve.