Gjykata refuzon pandinë e akuzuesit për abuzim nga Michael Jackson

Gjykata refuzon pandinë e akuzuesit për abuzim nga Michael Jackson

Një gjykatës amerikan ka hedhur poshtë procesin gjyqësor nga një prej akuzuesve të Michael Jackson, i cili pretendoi se kompanitë e Jackson lejuan yllin të abuzonte me të dhe fëmijët e tjerë.

James Safechuck ka thënë se këngëtari filloi të abuzonte me të kur ishte 10 vjeç.

Në vitin 2014, ai paditi MJJ Productions dhe MJJ Ventures dhe ka pohuar se ato “janë krijuar për të lehtësuar abuzimin seksual të fëmijëve nga Jackson”.

Por gjykatësi e hodhi poshtë çështjen, duke thënë se kompanitë nuk kishin një detyrë të kujdeseshin për z. Safechuck.

Jonathan Steinsapir dhe Howard Weitzman, që përfaqësojnë MJJ Productions dhe MJJ Ventures, i thanë BBC: “Ne jemi të kënaqur që gjykata ra dakord që Z. Safechuck nuk kishte asnjë bazë për të ndjekur padinë e tij”.

Safechuck ishte një nga dy burrat që akuzuan yllin e ndjerë të popit për abuzim në dokumentarin e vitit të kaluar Leaving Neverland./Insajderi.com

Burimi: BBC News