
Më 14 dhjetor, Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër për herë të parë. Në jetë erdhi një vajzë që i lanë emrin Poem Blu, njofton Insajderi.
Familja e vogël momentalisht gjenden në Gjermani, teksa prindërit dhe gjyshërit e Ledrit janë në Prishtinë dhe akoma nuk kanë takuar mbesën e tyre.
Regjisori, Agron Vula u bë gjysh për herë të parë, diçka që kishte pritur që sa kohë. Ndërkohë që ai po vazhdonte ditët e tij, si gjithnjë duke punuar, kolegët e tij të RTV21, menduan t’i bëjnë një surprizë.
Disa defatore që do performonin për një emision me këngë folklorike ia thanë këngës duke uruar gjyshin e ri.
Më poshtë mund të ndiqni videon që është ndarë në llogarinë zyrtare të RTV21 në Instagram. /Insajderi.com
View this post on Instagram