Mund të thuhet se gjyshërit e Rita Orës ishin personalitete me influencë në shoqërinë shqiptare.
Ndonëse Ritën e njohim shumë mirë, ndoshta të paktë janë ata që njohën gjyshin e saj Besim Sahatçiu, nga ana e babait.
Besim Sahatçiu ishte drejtor i teatrit, filmit dhe televizionit, njofton Insajderi.
Pasi mbaroi gjimnazin në Pejë, Sahatçiu studioi letërsi në Universitetin e Beogradit. Pas ndërprerjes së studimeve për shkak të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ai punoi si përkthyes për disa vjet. Më pas, ai studioi teatrin në Akademinë e Artit Dramatik në Zagreb, Kroaci dhe mbrojti tezën e tij me vënien në skenë të dramës satirike të Gogol, Inspektori i Qeverisë, në Teatrin Provincial Popullor në Prishtinë. Ai ndërroi jetë në vitin 2005.
Sahatçiu drejtoi dhjetëra filma, seriale televizive dhe shfaqje gjatë gjithë karrierës së tij. Si drejtor skenik, ai punoi në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Ishte një regjisor e skenarist i njohur i filmave “Përroi vërshues”, “Nabujala reka”, “Trimi”, “Pasqyra”, “Lulepjeshkat e dashurisë” dhe projekteve tjera filmike ndër vite.
“Era dhe lisi” ishte njëri nga super-filmat shqiptar i prodhuar nga Kosovafilmi në vitin 1979 me regji të Besim Sahatçiut. Ndërsa në rolet kryesore ishin dy nga aktorët e mirënjohur, Faruk Begolli dhe Abdurrahman Shala.
Filmi i tij “117” morri çmimin kryesor në Festivalin e Dokumentarit në Beograd në vitin 1978.
Nga ana e nënës gjyshi i saj Osman Bajraktaraj ishte një diplomat. Bajraktaraj ishte konsull shqiptar në Rusi (asokohe pjesë e Bashkimit Sovjetik). Ndonëse nuk ka shumë të dhëna për të, vetëm para dy javësh kishte ndërruar jetë gruaja e tij – gjyshja e Rita Orës – Fatmush Bajraktaraj.
Ndërsa gjyshi i saj ishte diplomat atje, nëna e Ritës, Vera studioi mjekësi në Akademinë Mjekësore të Moskës. Më vonë ajo u specializua në psikiatri. /Insajderi.com