Gjyshja e Besit feston ditëlindjen, ai i bën surprizë në mes të natës

Gjyshja e Besit feston ditëlindjen, ai i bën surprizë në mes të natës

Gjyshja e Bes Kallakut , Ija, është kthyer në personazhin më të njohur e të komentuar në media e në rrjete sociale .

Ditën e sotme, ajo feston 80-vjetorin e lindjes dhe nipi i saj, Besi, i ka organizuar një festë  gjigante për ditëlindje , ku kanë kërcyer e kanë festuar së bashku me familjarë  të tjerë.

“Ija ime , shpirti im i butë, luledelet e mija, natyra ime, thjeshtësia ime, kripa e bukës time, Perëndesha e fëmijërisë  time, urime 80 vjetorin. Të dua sa 100 diej. Lavdi Zotit të kemi në formë”, – shkruan Besi  në postim.

Gjithashtu, ai i kishte përgatitur  gjyshes tortën më epike të ditëlindjes, në formën e  një kopshti me prime.