Gjysmë dekade martesë – Brenda kujtimeve të dasmës së Emina Çunmulajt

Gjysmë dekade martesë – Brenda kujtimeve të dasmës së Emina Çunmulajt

Dje qenkan bërë plot pesë vjet qysh kur modelja shqiptare Emina Çunmulaj i tha po për martesë bashkëshortit të saj izraelit, Sam Nazarian, transmeton Insajderi.

Ata të dy patë dasmë madhështore – ashtu siç edhe pritej nga një milioner – edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku jetojnë e edhe dasmë tradicionale në Izrael.

Çunmulaj e ka rikujtuar njërën ndër ditët më të bukura të saj, përmes një kolazhi fotografish të publikuara në Instagram.

“Dashuria ime, jam e bekuar të të thërras ty partneri i jetës sime. 10-të vjet bashkë, pesë të martuar, dy vajza të bukura, shumë dashuri. Mësova nga ti, kaluam kohë të vështira, por asgjë s’na ndau. Dua të plakem me ty dhe t’i shohim bashkë nipërit tanë”, ka shkruar Emina në Instagramin e saj.

Një nuse tejet elegante atëherë, Emina nuk ka ndryshuar aspak – as tani që është bërë nënë e dy vajzave, Ellës dhe Mias.

Përveç se ndau me ndjekësit në Instagram momente nga dasma e saj, Emina i bëri edhe një dedikim bashkëshortit të saj Nazarian, me të cilin është në lidhje tash e 10-të vjet. /Insajderi.com