“God Bless America” Era Istrefin, Edi Ramën dhe Rudina Dembacajn

“God Bless America” Era Istrefin, Edi Ramën dhe Rudina Dembacajn

4 korriku, nuk është një datë e veçantë vetëm për Amerikën.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po festojnë 244 vjetorin e pavarësisë sot, së bashku me Edin, Erën, Rudinën që po festojnë ditëlindjet e tyre, njofton Insajderi

Edi Rama feston sot ditëlindjen e 56-të dhe në llogarinë e tij në Instagram, kryeministri ka postuar një foto me të ëmën ku shkruan, “Me gruan që më dha jetën”.

View this post on Instagram

Me gruan që më dha jetën❤️

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Që në orët e para të mesnatës, Era filloi festën e ditëlindjes me shumë stil – me shishe shampanje Dom Perignon. Ajo sot u bë 26 vjeçe.

E një ditëlindje më pak të gëzuar ka moderatorja, Rudina Dembacaj e cila këtë ditëlindje nuk do të ketë një festë me muzikë e dolli me miq. Babai i saj është i shtruar në spital me gjendje të rënduar shëndetësore, dhe po i qëndron afër.

“Datëlindja ime sot, do të jetë tek dera e spitalit duke të të thënë ‘Të dua ba’. Je i vetmi njeri që kam adhuruar gjithmonë! Të dua shumë!”, ka shkruar Dembacaj në një postim në llogarinë e saj në Instagram, sot. /Insajderi.com