Gold Ag nuk i duron kritikat që si “Haxhi” publikon këngë me modele të zhveshura

Gold Ag nuk i duron kritikat që si “Haxhi” publikon këngë me modele të zhveshura

Gazetari i njohur Xhevdet Pozhari së fundmi ka hedhur akuza të rënda mbi këngëtarin Gold Ag duke ia përmendur edhe fenë islame.

“Allah, Allah”- Herë në qabe “Haxhi” e herë me modele të zhveshura”, kishte thënë ai në një postim në Facebook.

Ndërsa këngëtari nuk e ka kursyer veten duke shkruar në rrjetin e tij social ku tha se pa marrë parasysh çfarë këngë publikon do të ketë gjithmonë paragjykime.

“Për t’keqin i mirë s’je kurrë… Kur boj kangë komerciale thohn “luja haxhi luja”. Kur boj kangë për dëshmorë “o Patriot i Preshevës u kry lufta”. Kur boj kangë fetare e sociale “o hoxhë bo diçka komercial se sje n’xhami”. Sidoqoftë gabime bojm krejt ama kur e drejton ni gisht ka unë, tre i ki kah vetja”, kishte shkruar Gold Ag