Gold AG për Qëndrim Gashin: “llaskuc” e “magar”

Gold AG për Qëndrim Gashin: “llaskuc” e “magar”

Një ri-tweet i Ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashit, u mor si ofenduese nga ndjekës të tij e të tjerë.

Artikulli që Qëndrim Gashi ka ndarë në llogarinë e tij në Twitter, është i gazetës franceze “Le Figaro”, që paraqet një kronologji të shtatë ditëve të fundit të mësuesit të vrarë, Samuel Paty, njofton Insajderi.

Ajo që më së shumti nxiti reagime, ishte fotografia e lajmit, që përmbante një karikaturë të Profetit Muhamed dhe faqen e parë të “Charlie Hebdo” – të cilat mësuesi u kishte paraqitur klasorëve, e që u bë shkas i vrasjes së tij.

Ishte edhe reperi, Gold AG që e quajti Gashin ‘llaskuc’ e ‘magar’ sepse ka ofenduar Profetin. Ai lut edhe ‘motrën’ Meliza Haradinaj ta shkarkojë nga posti i ambasadorit Gashin, i cili dështoi së përfaqësuari një popull të tërë mysliman.

“Qëndrim magari ambasador në Francë, paska fy profetin tonë Muhamedin A.S. Lus ministren e punëve të jashtme, motrën, Meliza Haradinaj, që sa më parë ta shkarkon, dhe kur të kthehet në Kosovë, le të merret drejtësia me të”, shkruan reperi në një postim në Instagram.

“Qëndrim llaskuci kur e përfaqëson një popull musliman atje e ja fyen profetin, atëherë Zoti ta dhashtë hakun ashtu sic e ke kërku. Marrë t’koftë”, përfundon shkrimin. /Insajderi.com

No description available.