
Artisti i njohur shqiptar, Gold AG, është mjaft aktiv në rrjete sociale e po ashtu edhe me projekte muzikore, shkruan Insajderi.
Ai çdo herë është në epiqendër të mediave rozë për jetën që ai bënë, por edhe për projektet e tij.
Ai së fundmi përmes një postimi të publikuar në InstaStory ka thumbuar disa artistë të estradës për klikime.
I njëjti ka shpërndarë një listë ku tregon se ‘Shqipëria’ qëndron në krye për blerjen e klikimeve.
“Me gënjy miletin në rregull, por me gënjye veten nuk e di si po keni fytyrë. Klikimet e disa VIP-ave të estradës që gjejnë një fjalë e mundohen të nxjerrin gjithë këngën. Së shpejti hiti, do bëhet nami me klikime nga India dhe Vietnami”, ka shkruar ai./Insajderi.com