Emisioni “Për’Puthen” ka mbërritur deri në fermën e gomaricave në Elbasan, shkruan Insajderi.
Gjithçka nisi kur në jetë erdhi një gomaricë dhe pronari vendosi të kërkojë mendimin e ndjekësve të faqes së fermës për emrin që ajo do të kishte.
Ndjekësit kanë dhënë emra të shumtë, ndërsa prej tyre ishin ato të personazheve të dashura të emisionit më të shikuar në vendin tonë, “Për’Puthen”.
Emri Tea ishte më i pëlqyeri dhe gomaricës së vogël i vunë emrin e saj.
Emisioni “Për’puthen” është më i njohuri në Shqipëri.
Deri më tani nuk ka pasur reagime nga Tea për këtë edhe pse fansat e shumtë e kanë etiketuar atë në postim./Insajderi.com