Gorillaz paralajmërojnë një radio show të quajtur “Song Machine Radio”

Gorillaz paralajmërojnë një radio show të quajtur “Song Machine Radio”

Gorillaz ka njoftuar një shfaqje të re në radio Apple Music, të titulluar Song Machine Radio. Shfaqja do të drejtohet nga anëtarët e grupit virtual – 2D, Murdoc, Noodle dhe Russel – me secilin që mban një episod të vetin nga një orë.

Për çudi, Song Machine Radio do të përfshijë gjithashtu segmente me bashkë krijuesit e Gorillaz, Damon Albarn dhe Jamie Hewlett, si dhe reflektim mbi historinë 20-vjeçare të bendit, siç thuhet në përshkrimin e Apple Music.

Titulli i emisionit radiofonik lidhet me publikimin e ardhshëm të plotë nga Gorillaz, Song Machine: Season One, i cili do të shfaqë bashkëpunime të reja muzikore me të tillë si St. Vincent, JPEGMAFIA, Beck, Unknoën Mortal Orchestra dhe Elton John .

Projekti Song Machine ka lansuar disa këngë që nga janari i këtij viti, duke përfshirë “Bliss Momentary”, slowthai dhe Slaves, dhe “How Far?” me Skepta dhe pionierin e ndjerë të Afrobeat Tony Allen./Insajderi.com

Burimi: Dazed Magazine