Kur Princesha Diana u martua me Princin Charles në vitin 1981, ajo ishte një 19-vjeçare naive që nuk e kishte idenë se çfarë do të thoshte jeta në radhët mbretërore. Megjithëse nuk e njihte mirë Princin Charles, ajo shpresonte që marrëdhënia e tyre të lulëzonte në dashuri, plot admirim dhe respekt. Fatkeqësisht, nuk do të ishte kështu.
Përkundrazi, princesha do të gjendej në një “martesë pa dashuri” me një burrë të dashuruar me dikë tjetër. E izoluar nga familja e saj, ajo do të etiketohej si “një problem” nga familja mbretërore britanike. Në vend të kësaj, ajo përqendroi vëmendjen e saj te djemtë e saj të rinj, Princi Harry dhe Princi William, dhe punën e saj në bamirësi.
Përfundimisht, Princesha Diana arriti të shpëtojë. Ajo dhe Princi Charles u ndanë në vitin 1992 përpara se të divorcoheshin përfundimisht në vitin 1996. Sidoqoftë, para se të ndodhte e gjithë kjo, ishte një mbretëror që paralajmëroi Princeshën Diana për atë që po vinte.
Ashtu si Princesha Diana, aktorja e ndjerë Grace Kelly u martua në një familje mbretërore, duke lënë pas gjithçka që kishte njohur. Në vitin 1956, aktorja e Hollyëood u largua nga karriera e saj dhe u martua me Princin Rainier III të Monakos.
Dyshja u martuan dhe për fat të mirë dhe patën tre fëmijë, Princeshën Caroline, Princeshën Stephanie dhe Princin Albert përpara vdekjes së parakohshme të princeshës në një aksident me makinë në vitin 1982, vetëm një vit pasi Princesha Diana u martua në familjen mbretërore britanike. Princesha Diana ishte prezente në ceremoninë e varrimit. Tronditës, është fakti që ajo do kishte njëjtin fat 15 vjet më vonë.
Grace Kelly paralajmëroi Princeshën Diana për atë që do të vinte, gjatë një eventi si e fejuara i Princit Charles. Zonjat morën pjesë në një recital muzikor në Sallën e Goldsmiths më 3 Mars të vitit 1981.
“Mbaj mend që e takova Princeshën Grace dhe sa e mrekullueshme dhe e qetë ishte – por përbrenda ishte e trazuar, arrita ta vërej”, kujtoi princesha e ndjerë në librin e Andrew Morton, “Diana: Historia e saj e vërtetë – me fjalët e saj”.
Më vonë, Princesha e Monakos e ftoi 19-vjeçaren në banjë për një bisedë të shpejtë. Princesha Diana foli hapur për faktin se ndihej e izoluar dhe kishte frikë për të ardhmen.
“Mos u shqetëso e dashur, do të bëhet edhe më keq”, i kishte thënë Princesha e Monakos Princeshës Diana ndërsa i përkëdhelte faqen.
Burimi: SpreadSheet