
Eventi prestigjioz i ndarjes së çmimeve “Grammy”, nuk do të mbahet në fund të këtij muaji ashtu sic ishte planifikuar, njofton Insajderi.
Mbrëmja që nderon më të mirët e muzikës, e planifikuar të mbahej me 31 janar, është shtyrë si pasojë e pandemisë së vazhdueshme së Coronavirus-it, sipas një deklaratë të lëshuar nga vetë Akademia e Regjistrimit, CBS dhe producentët e shfaqjes.
“Grammy Awards” tani do të mbahet me 12 mars të vitit 2021, në “Staples Center” të Los Angeles dhe nikoqir i mbrëmjes do të jetë prezantuesi, autori dhe komediani, Trevor Noah.
Të nominuarit kryesorë për 63-vjetorin e Grammy Awards përfshijnë Beyoncé, Dua Lipa, Roddy Ricch dhe Taylor Swift. /Insajderi.com