
Ditën e dashurisë, mesfushori Granit Xhaka befasoi dy më të dashurat e tij, bashkëshorten Leonita dhe vogëlushen që së shpejti do të bëhet motër e madhe, Ayanën, njofton Insajderi.
Ishte Leonita ajo që publikoi disa fotografi, ku shihet një arush gjigand pelushi dhe plot buqeta trëndafila të kuq. Nënë e bijë pozuan të lumtura dhe të buzëqeshura duke u mikluar me arushin lodër.
Para pak javësh, futbollisti ka zbuluar se ai dhe bashkëshortja e tij janë në pritje të ëmbël. Në postime në mëvonshme, ai zbuloi se po presin një vajzë. /Insajderi.com