
Futbollisti kosovar, Granit Xhaka, është bërë baba për herë të dytë, njofton Insajderi.
Bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj, ka sjellë sot në jetë vogëlushen, të cilën çifti e kanë pagëzuar me emrin Laneya.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Xhaka, teksa ka publikuar në Instagram një fotografi me vajzën.
Ai ka shkruar se tashmë është baba i dy princeshave.
“Nuk e kam më vetëm një princeshë të bukur, tashmë i kam dy”, ka shkruar Xhaka.
Në postimin e tij nuk kanë munguar urimet e shumta, duke përfshirë edhe fytyra publike.
Graniti dhe Leonita janë martuar në vitin 2017. Ata tashmë janë prindër të dy vajzave, Ayana dhe Laneya./Insajderi.com