
Granit Xhaka, njëri prej futbollistëve shqiptarë i cili korri sukses në karrierën e tij është në vëmendje të mediave edhe për jetën private, shkruan Insajderi.
Ai është shumë i afërt edhe me publikun i cili nuk mungon asnjëherë duke postuar vazhdimisht në rrjetin social Instagram në të cilin ka arritur dy milionë ndjeksa.
Futbollisti ndan fotografi edhe nga jeta e përditshme, derisa së fundmi ka shpërndarë një video ku tregoi gjestin e veqantë që ai ka bërë për vajzën e tij.
Duke qenë se para pak kohësh u bë baba për herë të dytë, ai bëri tatuazh emrin e vajzës, datën e lindjes dhe orën.
Graniti me bashkëshorten e tij Leonita Lekaj, për herë të parë u bënë prindër në vitin 2019 dhe aktualisht qifti janë duke jetuar në Zvicër. /Insajderi.com