Kur “Forbes” publikoi listën që u pasuruan vetë në Amerikë në vitin 2015, ishte një veprim i qëllimshëm për të vënë në qendër të vëmendjes më shumë sipërmarrëse, drejtuese dhe argëtuese femra, njofton Insajderi.
Në vitin 2014, ishin vetëm 29 gra që krijuan pasurinë e tyre, krahasuar me 1,043 burra, në listën e Miliarderëve të Botës. Forbes përkufizon “pasurinë e vet-krijuar” një pasuri që u ndërtua nga përpjekjet e dikujt (natyrisht me ndihmën e bashkëthemeluesve ose punonjësve të tjerë) në krahasim me një pasuri që u trashëgua nga dikush tjetër.
Numri një për të tretin vit radhazi është sipërmarrësja Diane Hendricks, me vlerë 8 miliardë dollarë. Me burrin e saj, ajo themeloi “ABC Supply”, e cila është rritur duke u bërë një nga shpërndarësit më të mëdhenj amerikanë të çative, mureve anësore dhe dritareve. Ajo ka drejtuar kompaninë, e cila kishte 11 miliardë dollarë në të ardhura në vitin 2019, që nga vdekja e burrit të saj në vitin 2007.
Pas saj në Nr. 2 është Judy Faulkner, e cila mlodhi 3.2 miliardë dollarë me firmën e softuerit të regjistrave mjekësor “Epic”.
Tri vajza të tjera të showbiz-it që i bashkohen për herë të parë listës janë Rihanna, Jennifer Lopez dhe Lady Gaga. Nga ana tjetër është edhe Beyonce apo Oprah, që prej vitesh janë pjesë e klasifikimit. Ka edhe një përfaqësuese të sportit këtë vit, tenistja Maria Sharapova. Vihet re edhe prania e vajzave që kanë nisur si punëtore të thjeshta në kompani si “Space X” apo “Zoom” dhe tani janë në pozicione drejtuese dhe janë pjesë e rëndësishme e listës së vajzave milionere. Këtu përmendim Gwynne Shotwell dhe Kelly Stelckelberg. Minimumi i pasurisë që duhet të kesh për t’ju bashkuar listës është 150 milionë dollarë. /Insajderi.com
Burimi: Forbes