Gratë muslimane që e përdorin grimin për të forcuar lidhjen e tyre me religjionin

Gratë muslimane që e përdorin grimin për të forcuar lidhjen e tyre me religjionin

Islami ua mundëson adhuruesve pesë hapësira kohore përmes të cilave përjetojnë procesin qetësues të lutjeve e cila u ofron ikje nga pesha e rëndë e përditshmërisë, raporton Independent, shkruan Insajderi.

Lutja muslimane është proces prej 3 hapave. Së pari kërkohet rituali i pastrimit të trupi. Pastaj përqëndrimi i qëllimit përpara se të fillojnë lutjen si faza e fundit e këtij procesi.

Për Salwa Rahman, një make up artiste 25-vjeçare nga Londra, sensi i kontrollit që sjell kjo rutinë është i ngjajshëm me atë kur ajo ulet për të grimosur “Vendosja e grimit dhe krijimi I pamjeve të ndryshme me të vërtetë më qetëson dhe zakonisht më pëlqen kjo rutinë, ”thotë ajo.

View this post on Instagram

glamargh

A post shared by @ urgalsal_ on

View this post on Instagram

lightning when she blinks

A post shared by @ urgalsal_ on

Mirëpo dikur kjo ishte një peripeci e vërtetë.

“Gjatë adoleshencës mbajtja e mbulesës fetare më bënte të dukesha ndryshe.” Përpos kësaj ajo ishte rritur në një ambient ku gratë ishin të shtypura dhe nuk kishin liri elementare.

“Make up-i ishte për mua një mënyrë për të marrë vëmendje, për të pasur në kontroll pamjen time dhe atë person që isha apo që mendoja se jam. Sikur të i thoja  botës: Më shikoni jam këtu,” thotë ajo. Mirëpo nëse në fillim ajo imitonte trende më të thjeshta ma kajal të zi e të trashë rreth syve, më vonë, grimi i saj filloi të përmbajë më shumë ngjyra dhe eksperimente.

Edhepse Rrahman filloi të përdor grimin për të sfiduar një stereotip, përderisa marrëdhënia e saj me islamin është forcuar, edhe krijimet e saj janë ndryshuar në këtë drejtim. “Islami thotë të duam veten ashtu sikur jemi, sepse ne të gjithë jemi krijimet e tij. Unë e dua veten ashtu si më ka bërë përendia mirëpo unë zgjedh, e zgjedhja ime është të përdor grim.”/Insajderi.com