Gresa Behluli i nxjerr në shitje të gjitha fustanet, kjo është arsyeja

Gresa Behluli i nxjerr në shitje të gjitha fustanet, kjo është arsyeja

Gresa Behluli është tejet e pëlqyer nga publiku. Ajo është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, ku publikon imazhe dhe video të llojllojshme.

Përmes një postimi të fundit, këngëtarja tregon se ka vendosur t’i shesë të gjitha fustanet dhe paratë e mbledhura do t’i japë për bamirësi.

Kujtojmë që Gresa para disa muajve i dha fund beqarisë duke u martuar me partnerin e saj, Lulzim Ibrahimi. Çifti organizuan një dasmë të madhe familjare, e cila u komentua gjithandej në mediat shqiptare.