Gresa Behluli tregon sa i kushtoi dasma dhe sa para mori nga zarfat

Gresa Behluli tregon sa i kushtoi dasma dhe sa para mori nga zarfat

Ditë më parë ajo i dha  fund beqarisë me një dasmë madhështore, e dasma e saj ishte një nga më të komentuarat.

Gresa lidhi kurorë me zv.presidentin e klubit prishtinas të basketbollit, Lulzim Ibrahimin.

Në një intervistë për “Mirage”, Gresa është pyetur se sa i ka kushtuar dasma dhe këngëtarja është përgjigjur se nuk i ka shkuar shumë.

“Zakonisht nuk fliten për shifra por ka qenë një dasëm shumë e mirë, nuk është që ka kushtu shumë. Sepse kur je fytyrë publike të gjithë kanë mirëkuptim sepse dëshirojnë me qenë pjesë e atij eventi  kështu që gjithçka ka qenë e arsyshme”, është shprehur Gresa.

Sa për zarfat nga të ftuarit, këngëtarja ka thënë: “Nuk është me rëndësi pjesa e zarfeve me rëndësi që kanë ardhur, nuk i kam ftuar në dasmë për me ma kthy me të holla”- është përgjigj Gresa.