Që kur vdiq në janar të vitit 2020, Kobe Bryant vazhdon të kujtohet në çdo festë nga gruaja e tij Vanessa Bryant, transmeton Insajderi.
39-vjeçarja ka uruar yllin basketbollist tashmë të ndjerë edhe në Ditën e Baballarëve, e cila u shënua më 20 qershor.
“Për babanë më të mirë … Gëzuar Ditën e Atit. Ne ju duam përgjithmonë dhe gjithmonë, gjithmonë dhe përgjithmonë. Nani, Gigi, B.B, Koko dhe VB”, shkroi ajo ndërsa ndau një foto nga arkiva.
Fotoja duket se ishte nga ditëlindja e fundit e Kobe në 23 Gusht 2019 – vetëm pesë muaj para vdekjes së tij. /Insajderi.com