Gruaja me 23 tatuazhe kushtuar reperit Eminem synon të vendosë rekord botëror

Fansja e Eminem, Nikki Paterson ka njëzet e tre tatuazhe të rep artistit dhe synon të vendosë një rekord botëror Guinness.

Gruaja me 23 tatuazhe kushtuar reperit Eminem synon të vendosë rekord botëror

Ajo bëri tatuazhin e parë për reperin në moshën 19-vjecare e që nga atëherë numri i tatuazheve kushtuar Eminemit, është rritur në numër, njofton Insajderi.

Nikki, 34-vjecare, e cila jeton në Aberdeen dhe drejton një biznes të thonjve, dërgoi fotografi të të gjitha tatuazheve të saj në një përpjekje për të kërkuar rekordin.

Nikki shows off her arm tats

Por Nikki ka treguar se si zyrtarët e Guinness kërkojnë shumë më shumë prova.

Ajo tha: “Unë i paraqita fotografitë e mia si provë, por ata e marrin këtë më seriozisht se sa mendoja”.

“Unë duhet të gjej një dermatolog për të numëruar tatuazhet dhe për t’i matur ato, dhe përfaqësuesit në Guinness World Record në duhet të bëjnë një raport me numrin dhe vendndodhjen e tatuazheve”.

Nikki, nga Bridge of Don, Aberdeen deri më tani ka grumbulluar 47 tatuazhe – 23 që i kushtohet vetëm yllit botëror, Eminem. /Insajderi.com

Burimi: The Scottish Sun