“Gruaja më e fortë që njoh”, Rita Ora me dedikim prekës për nënën

“Gruaja më e fortë që njoh”, Rita Ora me dedikim prekës për nënën

Rita Ora i ka kushtuar fjalë zemre nënës me rastin e “Ditës së Nënës”.

Rita Ora ka publikuar fotografi nga albumi familjar, të cilat i ka realizuar shumë vite më parë.

Përmes këtyre imazheve, këngëtarja e uroi nënën, Verën, me rastin e “Ditës së Nënës”.

“Gëzuar Ditën e Nënës për gruan më trime dhe të fortë që njoh. Vera Ora, të dua nënë, faleminderit që më udhëzove në jetë dhe gjithmonë. Edhe sot e kësaj dite mësoj shumë nga ti!”, ka shkruar ndër të tjera Rita.

Për ndryshe, këngëtarja është duke vazhduar me turneun e koncerteve në botë, me rastin e publikimit të albumit të ri.