Gruaja që u detyrua të largohet prej Iranit për shkak të pasionit të saj për muzikë rep

Gruaja që u detyrua të largohet prej Iranit për shkak të pasionit të saj për muzikë rep

Në Iran gratë prej kohësh e kanë të ndaluar të këndojnë, prej kohës së Revulucionit Indian në vitin 1979. Gratë janë të lejuara të këndojnë vetëm si pjesë e ndonjë kori.

Kjo ndodh për shkak të klerikëve musliman të sektit Shia, të cilët mendojnë që zëri i gruas është erotik dhe nuk duhet të dëgjohet prej meshkujve që nuk i takojnë familjes së saj, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Justina Habashizadeh Asl, një këngëtare e re nga Irani e cila është dënuar me burg dhe tani jeton në ekzil në Gjorgji, tregon për BBC World: “Si fëmijë doja të këndoja dhe kërceja si Britney Spears. Në moshën 18 vjeç fillova të bëj muzikë rep dhe e dija që këtë lloj muzike nuk mund të e promovoj si një këngëtar mashkull dhe se duhet të jem e kujdesshme, sepse sistemi do të më gjej shpejt.”

Sepse studiot regjistruese në Iran nuk janë të lejuar të nënshkruajnë kontrata me këngëtare femra. Prandaj shumica e këngëtarëve femra krijojnë muzikë fshehurazi.

Justina tregon që është arrestuar para dy vitesh, një padi u ngrit ndaj saj dhe ajo u akuzua për korrupsion. Një prej organizatave ekstremiste hyri në shtëpinë e saj dhe i mori kompjuterin me të cilin ajo bën muzikën e saj.

Ajo nuk mund të paramendonte jetën pa muzikë ndaj vendosi të largohet prej Iranit. Shumë gra muzikante të Iranit arrestohen për këndim gjatë gjithë kohës./Insajderi.com