Habit këngëtari i njohur: Nuk e pastroj kurrë fytyrën

Habit këngëtari i njohur: Nuk e pastroj kurrë fytyrën

Shawn Mendes është momentalisht një ndër këngëtarët e rinj më të pëlqyer. Jo vetëm për muzikën dhe tekstet e ndjera, por edhe për pamjen e tij që karakterizohet nga tipare të theksuara dhe një fytyrë e pastër.

Mirëpo, Shawn ka shkaktuar së fundmi mjaft habi tek fansat kur pranoi publikisht se nuk e ka larë asnjëherë fytyrën e tij.

Ai u rrëfye pasi u pyet se çfarë rutine ndjek për lëkurën.“Nuk gënjej kur ju them se unë nuk e laj fytyrën time. Unë meditoj shumë dhe mendoj se lëkura juaj ndikohet shumë nga mënyra sesi ndiheni. Ti mund ta pastrosh lëkurën por nëse ndiheni të lumtur, nuk do të keni asnjë problem me të edhe nëse se lani”- u shpreh këngëtari i hitit “Youth”.