Hajdutët plaçkitin shtëpinë e futbollistit shqiptar – vjedhin mijëra euro dhe orë të shtrenjta

Hajdutët plaçkitin shtëpinë e futbollistit shqiptar – vjedhin mijëra euro dhe orë të shtrenjta
Burimi i fotografisë: ReyManaj/Instagram

Hajdutët kanë plaçkitur shtëpinë e sulmuesit të kombëtares shqiptare të futbollit dhe Barcelona B, Rey Manajs, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram. Ai shkruan se futbollisti është plaçkitur duke ndarë edhe dy fotografi të shkrepura brenda ambienteve që ishin lënë rrëmujë.

Demika shkruan se janë marrë para në vlerë prej 70 mijë eurosh dhe tri orë luksoze, ndërsa uron që personat të gjendeshin sa më shpejtë.

“Sapo mora vesh një lajm shumë të shëmtuar është thyer shtëpia e Rey Manaj në Spanjë një gjest shumë i ulët shpresoj vëlla të gjenden sa më shpejt pasi dhe vlera nuk ishte e vogël. 3 ora super të shtrenjta dhe 70 mijë euro të vjedhura”, shkruan Xhani në postimin e tij.

Ndërkohër, futbollisti nuk është deklaruar në lidhjen me vjedhjen mirëpo në llogarinë e tij në Instagram ka shkruar se pasuria e vërtetë nuk gjendet brenda një kasaforte – pasuria e vërtetë është familja.

“Lumturia nuk gjendet brenda një kasaforte por kur mbyllet dera e shtëpisë dhe çdo gjë që të mbush zemrën ndodhet aty; familja ime. Ajo është pasuria më e madhe sepse sendet më të rëndësishme në jetë, nuk janë sende…” /Insajderi.com