Hakerët vodhën të dhëna të Lady Gaga-s dhe Presidentit Trump

Hakerët vodhën të dhëna të Lady Gaga-s dhe Presidentit Trump

Një bandë hakerësh hakoi në firmën e avokatisë Grubman Shire Meiselas & Sacks dhe vodhën dokumente konfidenciale të lidhura me dy nga njerëzit më të famshëm në botë, duke çuar krimin në internet në një profil më të lartë dhe duke sfiduar industrinë e sigurisë në internet, shkruan Bussines Insider, transmeton Insajderi.

Banda do të publikojë mijëra kontrata dhe regjistra financiarë të superyllit të pop-it, Lady Gaga, duke ekspozuar të dhëna konfidenciale, duke filluar nga numrat e Sigurimeve Shoqërore të valltarëve të saj, deri në sa i pagoi për një koncert privat. Ata po ashtu vodhën qindra e-mail dhe dokumente të firmës juridike që përmendin Presidentin Trump, duke pretenduar se dokumentet ishin “pjesa e parë, me informacionin më të padëmshëm”, dhe do të vijnë më shumë publikime të të dhënave.

Sulmi ndaj avokatisë, të cilët konfirmuan sulmin kibernetik në një deklaratë duke thënë se nuk do të paguanin shpërblesën, është i fundit në një varg sulmesh kibernetike shoqëruar me shantazhe mjaft të publikuara që sfidojnë industrinë e sigurisë në internet, duke i shtyrë kompanitë tradicionale të prodhojnë produkte të reja të ndërmarrjeve  me inteligjencën artificiale dhe qasjet e tjera të reja.