Hakeri e shantazhoi me fotot e saja nudo, Bella Thorne i publikon vetë

Hakeri e shantazhoi me fotot e saja nudo, Bella Thorne i publikon vetë

Bella Thorne ka publikuar fotografi teksa shihet “topless”, të cilat një haker i kishte shfrytëzuar për shantazim.

Kjo është arsyeja pse ajo vendosi t’i paraprijë hakerit dhe i publikoi imazhet në llogarinë personale në Twitter.

Aktorja gjithashtu botoi fotot e diskutueshme me tekstin “Është sikur ti dhe fuqia që mendon se ke për mua. Në 24 orët e fundit unë kam qenë e kërcënuar me fotografitë e mia dhe ndihem e neveritshme sikur dikush të më marrë diçka, të cilat dëshiroja t’i shihte vetëm një person. Do të flas për këtë rast në librin tim të ri”, shkroi Bella.

Ajo shtoi se kurrë nuk do t’i lejonte njerëzit ta shfrytëzonin më si në të kaluarën.

“Unë jam e sëmurë nga kjo, mund të fle e qetë sonte, duke e ditur se kam rifituar fuqinë time, ti nuk mund ta kontrollosh jetën time dhe ti kurrë nuk do të jesh. Me fjalë të tjera, jam vetja ime”, ka shkruar aktorja.