Modelja, aktorja, personalitetja televizive dhe regjisorja ndërkombëtare Hana Noka do të shpalos tregimet e mbretëreshës Teutë të Ilirisë me lansimin e novelës me histori imagjinare “Besa Po” të inspiruar nga historia e vërtet ë e dashurisë, humbjes, tradhtisë, fitores dhe disfatës.
Mbretëresha Teuta nuk ishte vetëm një mbretëreshë e njohur luftëtare që jetoi gati 200 vjet para Kleopatrës, por dashuria e saj për Agronin ishte një nder tregimet më legjendare në histori, përcjell Gazeta Insajderi.
Ajo ishte e para të ngriste pushtetin e saj në një mbretëri dhe shoqëri të dominuar nga djemtë.
“Ndjehem e nderuar të jem e para që e sjell këtë histori para audiencës amerikano-folëse” – komenton ajo. Si një admiruese e femrave të forta përgjatë historisë, kam qenë shumë e pasionuar pas tregimeve për gratë e vjetra Iliriane. Kam qenë shumë e dhënë pas historisë së mbretëreshës Teuta e cila e sundoi Ilirinë, që përfshinte kohën moderne të ballkanëve në vitin 231 para epokës se re deri ne vitit 227. Shpresoj qe historia e mbretëreshës Teutë të inspiroj shumë njerëz përreth botës si më ka inspiruar mua.
Hana filloi karrierën e saj si modele dhe aktore në një moshë shumë të re. Pavarësisht jetës së saj të nxënë duke u përkushtuar këtyre profesioneve, ajo gjithmonë e morri seriozisht edukimin e saj. Ajo diplomoi nga kolegji Griffith në Dublin, Irlandë për gazetari dhe media vizuale.
E lindur ne Stamboll, si një fëmijë i vetëm i një familje shqiptare, ajo u shpërngul në shumë vende para se të vendosej në Los Angelos. /Insajderi.com