Hapet konkursi i katërt rajonal për tregimin e shkurtër Biber

Hapet konkursi i katërt rajonal për tregimin e shkurtër Biber

Për herë të katërt me radhë është hapur konkursi rajonal për tregimin e shkurtër Biber, i cili fton autorët që shkruajnë boshnjakisht, kroatisht, malazezisht, maqedonisht, serbisht dhe shqip; autorë të afirmuar dhe ata që nuk kanë botuar punime deri më sot, të dërgojnë punimet e tyre në këtë konkurs.

Tema e konkursit është e zgjeruar, sikurse në konkursin e kaluar. Përveç tregimeve të cilat tematizojnë pajtimin në kontekstin e pasojave të luftës dhe të dhunës në vendet e ish-Jugosllavisë, kësaj radhe do të merren parasysh edhe tregimet të cilat mund t’i ndihmojnë mirëkuptimit më të madh ndërmjet njerëzve, zbutjes së urrejtjes dhe kapërcimit të paragjykimeve, pastaj tregimet kundër luftës, tregimet të cilat ballafaqohen me të kaluarën, me kapërcimin e pasqyrimeve të armikut, tregimet për dhembshurinë ndaj tjetrit, tregimet e guximshme të cilat marrin guximin të ecin me këpuca të „armikut“, tregimet të cilat i lëviizin kufijtë dhe na i hapin rrugët për të ndërtuar një të ardhme më të qartë, më të sigurtë e më të lirë për të gjithë.

Konkursi mbetet i hapur deri më 1. 12. 2020.

Autorët/et e tri tregimeve më të mira do të shpërblehen me këto çmime:

1.çmimi i parë 800 euro

2.çmimi i dytë 600 euro

3.çmimi i tretë 400 euro

Së paku njëzet punime të përzgjedhura do të botohen në një përmbledhje shumëgjuhëshe.

Juria përbëhet nga Tatiana Gromac, Anton Berishaj dhe Selvedin Avdiq.

Vendimi i jurisë do të bëhet i ditur në fund të prillit të vitit 2021.

Konkursin e organizon ekipi Biber me mbështjen e Qendrës për Veprimt të Padhunshëm Sarajevë-Beograd.

 

Rregullat dhe kushtet e konkursit

Në konkurs mund të paraqiteni vetëm në mënyrë elektornike, përmes formularit të aplikimit.

Tregimet duhet t’i përgjigjen temës së konkursit.

Tregimi nuk bën të jetë më i gjatë se 9.000 karakterë (me hapësira).

Tregimi duhet t’i përshtatet formës së tregimit të shkurtë. Format tjera (ese, poezi, dramë, artikuj medialë, etj.) nuk do të merren parasysh.

Tregimi duhet të jetë i shkruar në boshnjakisht, kroatisht, malazezisht, maqedonisht, serbisht dhe shqip (nënkuptohen edhe emërtimet e tjera nga ky grup gjuhësor, p.sh. serbokratisht).

Dokumenti që përmban tregimin duhet të emërtohet sipas titullit të tregimit.

Tregimi duhet të mos ketë qenë i botuar, qoftë ndaras apo si pjesë e një tërësie më të madhe (as në blogë e as në portale).

Tregimi duhet të dërgohet më së voni deri më 1. 12. 2020. në 13h.

Autoret dhe autorët mund të dërgojnë më së shumti dy tregime të shkurta.

Me pjesëmarrje në konkurs autoret dhe autorët pajtohen që, nëse hyjnë në rrethin e ngushtë, tregimi i tyre të botohet në përmbledhjen Biber.

Tregimet që hyjnë në përmbledhje nuk mund të botohen para daljes nga shtypi të përmbledhjes, pa pëlqimin e ekipit Biber.

Nëse tregimi nuk i përmbush kushtet e konkursit, ai do të diskualifikohet./Insajderi.com