Hapet për herë të parë drive-in opera në Londër

Hapet për herë të parë drive-in opera në Londër

Një natë në opera zakonisht imagjinohet  me njerëz të veshur me rroba klasike dhe salla glamuroze.

Mirëpo epidemia ka ndryshuar shumë gjëra dhe kjo përfshin edhe mënyrën klasike të të parit opera, shkruan BBC, raporton Insajderi.

Mirëpo sopranoja Natalya Romanië do të këndojë para audiencës që janë ulur të parkuar në makinat e tyre.

Natalya do të shfaq La boheme të Puccinit, në afërsi të Alexandra Palace në Londër.

Sopranoja tha se ndjehet “fatlume që do të performojë prapë”.

Që nga nga fillimi i pandemisë, performancat janë anuluar dhe shumë vende janë të mbyllura për shkak të masave të marra për distanca sociale.

Romanoë ishte pjesë e produksioni të English National Opera e cila po jepte operën Madam Butterfly nga Puccini kur nisi pandemia dhe u detyruan të ndalin punën.

Mirëpo tani njerëzit mund të shohin operën e njejtë, nga rehatia e makinave të tyre, nga bicikletat apo në këmbë.

Produksioni poashtu ka marrë të gjitha masat e paracaktuara për parandalimin e virusit, me të gjitha distancat sociale./Insajderi.com