Haradinaj e Rama nuk kanë raporte të mira, por gratë e tyre duket se po – fotografohen bashkë

Haradinaj e Rama nuk kanë raporte të mira, por gratë e tyre duket se po – fotografohen bashkë

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Edi Rama nuk gëzojnë momentalisht raporte të shëndosha, kryesisht për marrëveshjen Kosovë-Serbi, si dhe për taksën e vendosur nga qeveria kosovare për mallrat serbe. Por nga ana tjetër, bashkëshortet e tyre duket se kanë një raport krejt të kundërt.

Anita Haradinaj dhe Linda Rama kanë pozuar së bashku si pjesëtare të “Global Women Summit 2019” në Londër, tejet të lumtura dhe të qeshura. Fotografia e cila po qarkullon në rrjet, na tregon se raporti i tyre i kalon sjelljet formale dhe kortezike.

Risjellim në vëmendje se nga vizita në kryeqytetin britanik, Anita Haradinaj do të rikthehet në Kosovë me çmimin “Phenomenal Global Women”.