Harrojini avionët privatë, “Fëmijët e Pasur” nxjerrin armët

Harrojini avionët privatë, “Fëmijët e Pasur” nxjerrin armët

Fëmijët e pasur përreth globit sfidojnë njëri-tjetrin duke publikuar foto që shfaqin jetën luksoze nga banjat me shampanjë tek djegia e shumave të konsiderueshme parash.

Por disa prej tyre parapëlqejnë të tregojnë pushtetin që prindërit e tyre kanë, e siç shihet edhe nga fotografitë, ata po i blejnë vetes armë zjarri të rrezikshme duke nisur nga pistoletat te “Kallshnikovët”.

Duket qartë që armët e tyre nuk janë të zakonshme, pasi shpesh ato janë prej floriri dhe madje mbajnë edhe stemën e “Louis Vuitton” si shenjë e luksit ku ata jetojnë.

Ndërsa reklamimin e kësaj “pasurie” e bëjnë në rrjetin social “Instagram”, që përdoret shpesh nga fëmijët pasanikë për të treguar jetën e tyre luksoze.