Harruan se janë në tapetin e kuq? Prekje intime mes qiftit hollivudian

Harruan se janë në tapetin e kuq? Prekje intime mes qiftit hollivudian

Veshur me një fustan të zi që i zbulonte fizikun, Megan Fox, mori vëmendjen me dukjen e saj provokuese në tapetin e kuq të “Billboard Music Awards”.

Krah saj ishte edhe i dashuri i saj Machine Gun Kelly, dhe ajo që ra në sy ishte veprimet që bënë dyshja.
Modelja amerikane harroi se ku ishte dhe para kamerave u shfaq në disa momente intime me këngëtarin.
Qifti filluan prekjet dhe puthjet duke marrë vëmendjen e fotografëve që nuk lënë pa kapur ato momente.
Artisti 31 vjeçar kishte të ngjyrosur gjuhën e tij me ngjyrë të zezë në kombinim me fustanin e bukuroshes si dhe me kostumin e tij.
Ndryshe, kjo ishte nata e qiftit e cila përfundoi e gëzuar pasi Kelly morri çmimin për “Artistin më të mirë rock”. /Insajderi.com