Harry Styles është parë në Bath pas pushimeve në Itali dhe fansat po lavdërojnë këngëtarin i cili po tregohet i kujdesshëm më masat e sigurisë, njofton Insajderi.
26-vjeçari ish-anëtar i One Direction për fat të mirë pozoi për selfie me fansat e befasuar ndërsa ruan distancimin shoqëror dhe mban maskë, dhe njerëzit e lavdëruan atë për dhënien e një shembulli të mirë dhe për mbrojtjen e masave të sigurisë COVID-19.
HARRY STYLES IN BATH OMG pic.twitter.com/nSFMRgnnM5
— evacameron (@evacameronn) August 16, 2020
Por shumë u ndanë të dëshpëruar, kur kuptuan super-ylli ka qenë në të njëjtin vend ku ata ishin, dhe nuk kanë pasur mundësinë ta takojnë.
Natyrisht, fansat po pyesin pse ai ka dalë në qytet, pavarësisht nëse ai është duke vizituar miq apo duke punuar për diçka sekrete, pasi njëjtë hamendësuan edhe për udhëtimin e tij në Itali. /Insajderi.com
Burimi: Capital FM