
Përvec muzikës dhe stilit të papërsëritshëm ka edhe një gjë karakteristike për Harry Styles – ai i adhuron gratë më të mëdha se ai në moshë.
Në disa fotografi që ndau ekskluzivisht “Page Six”, këngëtari shihet me aktoren Olivia Wilde. Kjo e fundi ka pak kohë që është ndarë nga partneri Jason Sudeikis me të cilin ka dy fëmijë, njofton Insajderi.
Wilde 36 vjeçare dhe Styles 26 vjeçar, bënë publike romancën e tyre kur u parë duar kapur në dasmën e agjentit të këngëtarit këtë fundjavë.
Ish-aktorja e “House” dhe Styles mund të kenë rënë për njëri-tjetrin në setin e trillerit të saj të ardhshëm psikologjik, “Don’t Worry Darling”.
Deri më tani, asnjëri nga të dy nuk kanë reaguar publikisht. /Insajderi.com