Harry thyen heshtjen dhe tregon arsyen e largimit nga Mbretëria

Harry thyen heshtjen dhe tregon arsyen e largimit nga Mbretëria

Prince Harry ka folur për herë të parë pas deklaratës së bujshme të largimit nga Mbretëria. Në një deklaratë të parë pas largimit nga Mbretëria, Harry u shpreh se “nuk kishin zgjidhje tjetër”.

Princi tha se “ka gjetur dashurinë dhe lumturinë” tek Meghan. “Mbretëria e Bashkuar është vendi im dhe e dua, kjo nuk do ndryshojë”., u shpreh Harry.

Harry u shpreh se është ndjerë nën presion dhe është në kërkim të një jete më të qetë.

“Dua të dëgjoni të vërtetën nga unë, aq sa mund të ndaj me ju, jo si princ, jo si dukë, por si Harry”, tha ai. “Vendimi që mora për veten dhe bashkëshorten time nuk ishte i lehtë. E mora vendimin pas shumë muajsh diskutim, pas shumë vitesh sfidë. Dhe e di që jo çdo herë ia kam dalë, por sa më shumë që kjo vazhdon, nuk kam zgjidhje tjetër”.