Haxhi Krasniqi tashmë është një kampion bote, në kategoritë IBO dhe ËBA, pas përleshjes me Dominic Bosel, njofton Insajderi.
Ndër shumë fansa dhe fytyra publike që e përkrahën dhe uruan kampionin, nuk mungoi as urimi i modeles, Heidi Lushtaku.
Ish-e fejuara e Krasniqit i dedikoi disa postime në llogarinë e saj në Instagram, duke e quajtur atë një ‘kampion’, duke mos fshehur aspak gëzimin për triumfin e tij.
Dyshja ishin një nga çiftet më të dashura të showbizit shqiptar të cilët edhe u fejuan në shkurt të vitit 2017.
E në vitin e kaluar, filluan zërat se dyshja ishin ndarë. Fshirja e fotove të përbashkëta në rrjetet e tyre sociale përkatëse, erdhi si indikacion i parë për thashethemet.
Në fund të prillit Heidi ishte ajo që kishte thyer heshtjen më në fund, duke u prononcuar me një deklaratë të gjatë.
“Përshëndetje të gjithë përkrahësve dhe kureshtarëve. Pavarësisht që ka bërë jehonë ndarja ime me Robinin, asnjëherë s’kam dashur të flas publikisht, madje për hir të kësaj i kam evituar edhe intervistat, por, ngase është e pamundur t’i rezistojmë kureshtjes së mediave dhe fansave, nga ky çast deklaroj që statusi emocional i lidhjes sonë ka ndryshuar dhe tani jemi të pozicionuar karshi njëri-tjetrit si miq të denjë”.
Pas katër vitesh erdhi ndarja për çiftin, mirëpo modelja edhe pse e konsideron këtë një periudhë të vështirë, ajo pohon se gjithë kjo kohë që ishin bashkë qe e mbushur me përjetime të këndshme dhe të hareshme. Heidi vazhdon ta konsiderojë si një mik të mirë ish të fejuarin e saj dhe ka një respekt të madh për familjen e tij.
“Ndarjet janë të vështira dhe aspak të këndshme sidomos pas një periudhe afërsisht katër vjeçare, të cilën e kemi të mbushur me përjetime të këndshme dhe të hareshme, por nga pamundësia që ta ruajmë këtë harmoni, ekuilibër dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit në vijim, ne kemi vendosur para shtatë muajsh t’i japim fund fejesës sonë. Kur e shfletoj këtë eksperiencë jetësore më rrezaton përplot emocione dhe ndjenja të natyrave të ndryshme, prandaj dua të arkivoj kujtesën time si një përjetim dhe mësim të vyeshëm që na dhuroi jeta, dhe asnjëherë si një kohë që duhet ta gjykoj me pendesë. Prandaj unë vazhdoj ta çmoj si një mik Robinin, e sidomos familjen e tij, e në veçanti nënën e tij, e cila më trajtoi sikurse vajzën e vet, dhe si e tillë duhet të shërbejë si model pozitiv për të gjitha vjehrrat shqiptare. Këtë shkrim dëshiroj ta përfundoj duke i uruar përzemërsisht Robinit shumë sukses në pasionin e tij dhe realizim të të gjitha synimeve jetësore”.
Postimet e fundit dëshmojnë atë që modelja kishte thënë; dyshja edhe pse të ndarë gëzojnë respekt dhe admirim për njëri tjetrin. /Insajderi.com