Haziri shpreh ngushëllime për vdekjen e këngëtarit Ismet Bogujevci

Haziri shpreh ngushëllime për vdekjen e këngëtarit Ismet Bogujevci

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur ngushllime për vdekjen e këngëtarit, Ismet Bogujevci, duke thënë se “ndjehet krenar që kishte një mik si ai”.

Në telegram ndër tjerash thuhet se “ai më nuk do të jetë në mesin tonë fizikisht, por veprat e tij artistike do të jetojnë për sa të jetë jeta, duke qenë modeli më i mirë i kultivimit të muzikës së mirëfilltë shqipe për gjeneratat e reja”.

Vdekjen e këngëtarit e konfirmuan familjarët e tij, ndërsa shkaqet nuk dihen ende.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bogujevci, shokëve, miqve, kolegëve e komunitetit artistik”, thuhet ndër tjerash në telegram. /Insajderi.com