Amber Heard ka postuar një foto në Instagram ku duket e buzëqeshur dhe e qetë pasi ish-bashkëshorti Johnny Depp dështoi ta ndalojë pjesëmarrjen e saj në një seancë gjyqësore.
Aktorja, 34-vjeç, dukej e relaksuar, teksa rrinte në një qilim pikniku me një libër, duke shfrytëzuar sa më shumë motin me diell.
Është e paqartë se ku është bërë fotoja, por mendohet të ketë qenë në Londër përpara gjyqit tre javor të Gjykatës së Lartë që do të fillojë në kryeqytet të martën.
Depp, 57-vjeç, ishte përpjekur të bllokojë Heard të jepte prova në akuzën e tij për shpifje kundër gazetës The Sun dhe kryeredaktorit të saj ekzekutiv Dan Wooton për akuzat se ai ishte i dhunshëm ndaj saj njofton Insajderi.
Gazeta ka botuar një artikull në vitin 2018 duke iu referuar Depp si një ‘grua- rrahës’, të cilën ai e mohon.
Në fjalën e fundit të seancës paraprake, ekipi ligjor i Depp të premten u përpoq ta përjashtonte Heard nga gjykata derisa ajo u thirr nga botuesi i The Sun si dëshmitare.
Avokatja e Depp, Eleanor Laws QC, kishte argumentuar se provat e Heard më vonë mund të ishin më pak të besueshme nëse ajo ishte e pranishme gjatë dëshmisë së Depp.
Ajo gjithashtu pretendoi se Heard nuk ishte ‘palë’ në proces gjyqësor dhe për këtë arsye nuk kishte pse të ishte në gjykatë para se të paraqitej si dëshmitare, por kërkesa e saj u hodh poshtë nga gjykata./Insajderi.com