“Hera parë që s’më vie mesazh nga ti…”, Flori emocionon me dedikimin për nënën e ndjerë

“Hera parë që s’më vie mesazh nga ti…”, Flori emocionon me dedikimin për nënën e ndjerë

Flori Mumajesi të dielën e 23 majit ka performuar këngën me titull “E para”, në bashkëpunim me Klajdi Harunin, ku me këtë projekt do të konkurojnë në festivalin “Kënga Magjike”.

Këngëtari doli për herë të parë në publik pas humbjes së të ëmës.

Flori ka publikuar një InstaStory dedikim nënës së ndjerë.

Artisti tregoi se si e vuan mungesën e saj e sidomos tani që nuk i vie mesazhi pas performancës.

Flori ka shkruar: “Hera e parë që nuk më vjen një mesazh nga ty! Nuk ka ditë që s’e vuaj mungesën tënde. Por edhe pse u mundova të mos dorëzohem, sot gati ndihem i dorëzuar pa ty, sepse më ka marrë malli me t’mbajt erë në qafë, më ka marrë malli me t’puth, me t’pa, me t’prek, me m’shkrujt sapo më ke parë në TV dhe të më thuash si dola. Dhe pastaj të të marrë telefon dhe të flas me ty, me ta dëgjua zërin e me m’thënë djali i mamit”, ndërsa në sfond ka lënë këngën e tij, “Dhemb”.

Artisti ka humbur nënën në muajin shkurt të këtij viti, për shkak të problemeve me zemrën. /Insajderi.com