Heshtja sociale e Loredanës erdhi nga pamundësia për të qenë e zëshme

Heshtja sociale e Loredanës erdhi nga pamundësia për të qenë e zëshme

Në fillim të këtij shtatori, çaktivizimi i llogarisë së Loredanës në Instagram krijoi kryetituj në media. Loredana zhduket!

Shumë arsye mund të ketë pasur prapa shmangies së saj në rrjete sociale, por një gjë ishte e sigurt – ajo po bëhej gati për të lajmëruar albumin e ri. Është kjo një strategji jo pak e njohur në industrinë  argëtimit.

Gjithesesi, Loredana nuk u kthye vetëm me një lajmërim të zakontë të një albumi të ri, që padyshim do të entuziasmonte fansat. Në postimin e saj, ajo shkruan se kishte heshtur për shumë gjatë, por që gjithçka do të kuptohej në momentin që albumi i saj i ri do të lansohej.

“Doja të thosha diçka, por nuk me lejohej. Kjo fjali nuk është vetëm një rresht, por përshkruan jetën timë këta 18 muajt e fundit. Dëgjoni muzikën dhe ju do të kuptoni historinë time”, shkruan ajo, në postimin e parë që nga rikthimi në Instagram.

Në anën tjetër, albumi i ri Loredanës që mban titullin “Medua” do të lansohet këtë dhjetor, njofton Insajderi.

Albumi duke iu referuar mitologjisë Greke në titull do të dalë në 11 Dhjetor. Medusa është një nga tre Gorgonët në përrallat e vjetra. Në vend të flokëve, thuhet se ajo kishte gjarpërinj në kokë dhe shndërrohej në gur kushdo që puçte shikimin me të.

Një kuptim më i thellë pas zgjedhjes së titullit do të zbulohet përfundimisht gjatë muajve të ardhshëm. /Insajderi.com