Hidhet shorti për ‘Eurovision 2019 ’, zbulohet kur do të këndojë Shqipëria

Hidhet shorti për ‘Eurovision 2019 ’, zbulohet kur do të këndojë Shqipëria

Është hedhur shorti për garën evropiane të këngës “Eurosong”, e cila do të mbahet në Tel Aviv, shkruan KultPlus.

Shqipëria do të garojë në natën e dytë të gjysmë finales, e cila do të mbahet më 16 maj 2019, dhe përfaqësohet nga Jonida Maliqi me këngën “Kthehu tokës”.

“Ktheju tokës”, është kënga me tekst dhe kompozim të Eriona Rushitit e cila rrëmbeu çmimin e parë në Festivalin e Këngës në RTSH, këngë e cila u interpretua nga këngëtarja e mirënjohur Jonida Maliqi. Me një distancë të madhe nga ky festival, këtë vit Jonida i është kthyer kësaj skene të madhe për të marrë dritën jeshile që pikërisht me këtë këngë ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. / Insajderi.com