Hipën mbi varrin e gjyshit dhe bën foto, kritikohet vajza e këngëtarit të njohur

Hipën mbi varrin e gjyshit dhe bën foto, kritikohet vajza e këngëtarit të njohur

Zbathur, e ulur mbi varrin e gjyshit dhe me një lule në dorë. Ky ishte postimi i radhës në Instagramin e Romina Carrisi-t, vajzës së këngëtarit italian Al Bano dhe Romina Poëer-it.

Carris e shkrepi foton në fjalë në varrin e babait të së ëmës, Tyrone Power-it. Teksa disa e konsideruan si një fotografi tepër artistike, të tjerë e cilësuan mungesë totale respekti. “Kam dëgjuar se ishit i paparë. Do doja t’ju kisha njohur”, shkroi Romina krahas fotos.