Për publikun, Albin Kurti, njihet nga viti 1997, ku ka drejtuar Unionin Pavarur të Univeristetit të Prishtinës nën një rezistencë kundër regjimit serb Millosheviqit.
Grupi i studentëve me anë të protestave dhe të mosbindjes civile kërkonte lirimin e ambienteve universitare nga pushtimi serb. Ai ishte njëri ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Milosheviçit.
InDoks ka folur me miqtë e Kurtit në atë organizim, drejtuesit e Unionit Studentor të Universitetit të
Prishtinës. Një nga organizatorët e protestave të vitit 97-të, Bujar Dugolli, ka treguar se si Albin Kurti u bë pjesë e Unionit Studentor.
“ Fakulteti Teknik nuk ishte i përfaqësuar në mënyrë të kënaqshme, Albin ishte student i Teknikut dhe një student aktiv e thirra në Unionin e Studentëve ia shpjegova idenë për protesta për kundërshtimin e okupimit serb. I pëlqej ideja dhe pranoi detyrën dhe ofroi një grup shokësh që vini nga Fakulteti Teknik”.
Një nga drejtuesit e Unionit Studentor të Universitetit të Prishtinës, Driton Lajçi ka treguar një tjetër histori të Kurti si pjesëmarrës.
“ Albin Kurti ka qënë një prej njerëzve më të dalluar të Lëvizjes Studentore prej bashkëprijësve të demonstratave tona. Albini fillimisht i ka pas rezervat e veta sa i përket Unionit të Studentëve, pasi që gjeneratat e tjera vite më parë nuk kishin arritur që të unifikohen mjaftushëm, shumë prej studentëve ishin të orientuar nga partia parlamentare e cila drejtohej nga Adem Demaçi. Kurti nuk do të rrinte larg Unionit të Studentëve, edhe pse nuk u aktivizua që në fillim. Liderët e rijnëbënë një betejë brenda për ta marrë nën kontroll këtë mekanizëm, e pastaj Kurti iu bashkua”, ka thënë Lajçi”.
Albin Kurti ishte bërë pjesë e organizmit të protestave edhe për disa cilësi të tija, edhe të lindura edhe të përfituara më vonë, që i duheshin organizmit të asaj lëvizje.
Lajçi ka treguar se cilat janë përparësitë që Kurti i ka pasur në Unionin e Studentëve.
“ Në atë kohë njohja e gjuhës angleze ka qenë përparësi sepse ka dominu serbishtja, ne ishim të okupuar nuk kishte profesorë të huaj as shkolla të huaja në Kosovë, ka qenë përparësi e tij sepse neve na duhej edhe kjo pjesa e komunikimit me institucionet ndërkombëtare, me diplomacionë dhe mediat. Albin e ka përmbushur mozaikun pjesët e tij”, ka thënë Lajçi.
Protestat do të ishin veç një pjesë e historisë së Albin Kurtit. Ai bashkë me Adem Demaçin guxuan që të bëheshin zëri i UÇK-së në Prishtinë, në një kohë kur Serbia e konsideronte këtë forcë si terroriste.
InDoks në këtë emision ka realizuar një profil të kryeministrit në ardhje, Albin Kurti që kur ai u shfaq në publik, rrugëtimin e tij në politikë jashtë dhe brenda institucioneve, si dhe zigzaget e tij përgjatëaktivizimit nga një idealistë i pakompromis në një politikan pragmatik makiavelist. Nga tërheqja zvarrë e një lope nga aktivistët e tij, deri te vendosja me zell e kravatës/InsajderiInDoks